Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH: Rritje shqetësuese e infektimeve në rajonin e Ballkanit

Rritja e numrit të infektimeve në Evropën Jugore dhe rajonin e Ballkanit është shqetësuese, ka thënë Mike Ryan, kreu i programit të Emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Qartazi kontinenti i Amerikës ende është epiqendra kryesore, por infektimet po përshpejtohen edhe në Afrikë”, tha Ryan për radio stacionin Newstalk në Irlandë, shkruan The Guardian, transmeton KOHA.

“Mirëpo trend shqetësuese kemi edhe në Evropë. Gjersa në pjesën perëndimore sëmundja është nën kontroll, jemi duke parë rritje të numrit të rasteve me infektime në Evropën Jugore dhe Ballkanin, andaj sa i përket territorit të Evropës, ende nuk jemi në rrugë të drejtë. Duhet të jemi shumë vigjilentë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm