Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të premten ka thënë se nuk pret që të ketë vaksinim në masë kundër COVID-19 deri në mesin e vitit të ardhshëm, duke ritheksuar rëndësinë e testimeve rigoroze në efikasitet dhe siguri të vaksinave.
“Ne nuk presim që të ketë vaksinim të shtrirë plotësisht deri kah mesi i vitit të ardhshëm”, ka thënë zëdhënësja Margaret Harris në një konferencë për media në Gjenevë.
“Faza e tretë e testimeve duhet të zgjasë më shumë sepse na duhet të shohim se sa në të vërtetë mbrojtëse është vaksina dhe na duhet të shohim sa është e sigurt”, ka shtuar ajo duke iu referuar testimeve të disa vaksinave potenciale anti-COVID.
Deri tash në gjithë botën janë infektuar më shumë se 26.3 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur rreth 869 mijë.
-
OBSH-ja thotë se vaksina nuk do ta parandalojë rritjen e infeksionit në gjashtë muajt e ardhshëm
-
Zbulimi i vaksinës anti-covid, OBSH-ja bën thirrje për maturi
-
OBSH-ja shpreson që vaksina ndaj koronavirusit të jetë e gatshme në fund të vitit
-
Paralajmërimi shqetësues i OBSH-së për koronavirusin
-
OBSH-ja: Për një vit mund të ketë vaksinë kundër koronavirusit