Ka shpresë që vaksina efektive kundër koronavirusit të jetë e gatshme deri në fund të vitit, ka deklaruar drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se bota duhet t’i përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për t’i dhënë fund pandemisë, përfshirë vaksinat, raporton BBC, transmeton KOHA.
“Ka shpresë që deri në fund të vitit mund ta kemi vaksinën. Ka shpresë”, ka thënë Tedros të martën, në fund të një takimi dyditësh të bordit ekzekutiv të OBSH-së.
Aktualisht, janë rreth 40 vaksina të ndryshme në teste klinike – përfshirë njërin që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit dhe që është në stad relativisht të avansuar të testimit.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH-ja: Për një vit mund të ketë vaksinë kundër koronavirusit
-
Shefi i OBSH-së: Pandemia COVID-19 mund të përfundojë në vitin 2022
-
Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i jep fund
-
OBSH-ja bën thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinës anti-COVID për të gjithë
-
Vaksina mund të jetë e gatshme “në tremujorin e dytë të vitit 2021”