Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja e shqetësuar nga raportet e evakuimit të spitalit në Gaza

WHO

Mjekët që punojnë në spitalin Al-Quds në Gazën veriore kanë thënë gjatë ditës se ushtria izraelite i ka paralajmëruar që të evakuohen menjëherë.

Mesazhi, u drejtohet “stafit të spitalit Al-Quds, shoferëve të ambulancave dhe personave të zhvendosur në shkolla”.

U është thënë atyre që të largohen menjëherë nga zona dhe të zhvendosen në “zonën humanitare në jug”.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se raportet janë thellësisht shqetësuese.

“Ne e ritheksojmë - është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre”, tha ai në një postim në X.

Edhe OBSH-ja bën thirrje për më shumë evakuime mjekësore nga Rripi i Gazës Botë OBSH-ja bën thirrje për më shumë evakuime mjekësore nga Rripi i Gazës

“Sipas së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë”.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar lidhur me paralajmërimet.