Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Obsesioni i Lituanisë me bletët

Ishte mesi i janarit dhe bora e kishte bërë qytetin e vogël bregdetar Sventoji, në Lituaninë Veriperëndimore, të duket sikur një skenë për xhirim filmash.

Restorantet, shitoret dhe barakat e vogla të drurit vëreheshin vetëm kur iu afroheshe shumë, pasi që dritat ishin të fikura, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Dukej sikur gjithçka ishte në pritje të pranverës.

Atë që e kërkoja e gjeta diku në cep të qytetit, jo shumë larg brigjeve të lumit të ngrirë Sventoji, shumë pranë Detit Baltik: “Zemaitiu alka”, një tempull i ngritur nga organizata neopagane lituane “Romuva”. Mbi një kodrinë të vogël, dymbëdhjetë figura të drunjta, të larta dhe të holla, ngriheshin lart.

Dekorimet janë të pakta, por ilustruese: dy prej këtyre figurave në fund kanë dy brirë lakues; e fiksuar në majë të një tjetre është një sferë. Njëra nuk është e zbukuruar me asgjë tjetër, pos një tetëkëndëshi të thjeshtë. Derisa po i shikoja, në sy më ranë fjalët e gdhendura vertikalisht poshtë dhe lexova “Austeja”. Nën të ishte fjala angleze “bletët”.

Nuk ishte kjo hera e parë që po hasja në referencat për bletët në Lituani. Gjatë vizitave të mëparshme, miqtë e mi lituanë më kishin treguar për rëndësinë që kanë bletët për kulturën e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)