Hatixhja, grua në të pesëdhjetat, kalon kreshta e lumenj tek kalon nga malet madhështore të Maqedonisë Veriore. Nën të janë peizazhet e pazbuluara dhe përroskat e thella të këtij shteti të vogël jugevropian, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk ka komente përshkruese, nuk ka asnjë ndërhyrje në zhvillim; vetëm Hatixhja dhe natyra. Është emocionale dhe thjesht ta ndalë frymën. Në këto male jetojnë kolonitë e bletëve të fshehura në të çarat e gurëve. Pa mbrojtje fytyre iu qaset zgjojeve të bletëve, iu flet dhe madje u këndon.
“Merre gjysmën e mjaltës dhe lëre pjesën tjetër për bletët”, është rregull i vjetër i bletarëve, të cilën e ruan Hatixhja. I respekton krijesat punëtore dhe jeton në harmoni me to. Ajo jeton së bashku me nënën e sëmurë në një shtëpizë pa rrymë, pa ujë apo telefon. Janë të shkëputura nga bota e jashtme, dhe kanë para vetes vetëm peizazhet e vetmuara bri lumit Bregalnica.
Qyteti më i afërm është Shtipi, nja 20 kilometra larg, ku mund të shkohet qoftë këmbë, qoftë me xhip. Jeta e qetë e Hatixhes ndryshon shpejt, kur një familje nomade shtatanëtarëshe e vendos karvanin e vet afër shtëpisë së tyre dhe vendos të mbetet aty. Fillimisht Hatixhes i vjen mirë për shoqërinë e re. Sikurse ajo, janë me prejardhje turke dhe flasin gjuhën e njëjtë. Porse familja i futet biznesit të bletarisë dhe nuk i respekton traditat vendore të kultivimit.Kur shkelen rregullat, të gjithë e paguajnë dëmin. Vetë Hatixhja i vuan pasojat më së shumti.
Produksioni me pengesa
“Toka e mjaltës” u xhirua gjatë 100 ditëve të shpërndara në tre vjet. Shpesh kushtet ishin ekstreme. Ekipi do të flinte në tenda skajshmërisht të ftohta, pa rrymë, për t’i mbushur pajisjet.
Edhe
Rikthimi në fshatin e “Honeylandit”
“Porse sfida më e madhe qe montazhi i materialit 400 orë pa e kuptuar gjuhën”, thotë Atanas Georgiev, producent dhe montazher i filmit, në një intervistë për DW-në. Protagonistët flasin turqisht, një gjuhë që nuk ka shumë të përbashkët me maqedonishten.
(Shkrimin e plotë mund ta lexon sot në gazetën “Koha Ditore”)