Ish-presidenti amerikan Barack Obama ndodhet në një vizitë në Australi dhe në një nga fjalimet e tij ka prekur temën e grave në politikë, shkruan The Sun.
Obama ka thënë në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave në Sydney se bota do të ishte një vend më i mirë nëse gratë do ta drejtonin atë, qoftë edhe për disa vite.
“Unë jam në fakt i bindur se nëse do të mund të bënim një eksperiment ku çdo vend në planet do të udhëhiqej nga gra për rreth dy vjet, jam i sigurt se bota do të shkonte në një drejtim më të mirë”, ka thënë ai.
Deklarata e tij u prit me brohoritje dhe duartrokitje, megjithatë, Obama shtoi edhe disa fjalë.
"Para se të filloni të brohoritni, nuk po them që nuk bëni gjëra të çmendura, prandaj mos u mburrni shumë. Unë jetoj në një familje me tre gra, kështu që kam parë disa gjëra”, vijoi ai.
- Dita Ndërkombëtare e Gruas: Tetë veprime për një botë më të barabartë
-
Michelle Obama nuk flet me bashkëshortin para takimeve romantike
-
Michelle Obama për përkrahjen që ia dha bashkëshortit, Barackut, para suksesit të tij financiar
-
Michelle Obama u thotë burrave se një votë për Trumpin është votë kundër grave
-
Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin