Botë

Nxit protesta vizita e Blinkenit në Filipine

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar të martën në Manila me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se vizita e sekretarit Blinken nënvizon “angazhimin e hekurt” të Washingtonit ndaj aleancës së tij me Filipinet, në kohën kur përplasjet midis forcave kineze dhe filipinase në Detin e Kinës Jugore po thellohen.

Blinken, përpara takimit me presidentin Marcos, është takuar me homologun e tij filipinas, Enrique Manalo.

Në kundërshtim të vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në Filipine dhe përfshirjen e SHBA-së në mosmarrëveshjet territoriale të vendit, dhjetëra aktivistë të krahut të majtë kanë protestuar të martën në Manila, duke shqyer madje edhe një flamur të SHBA-së.

“Ne kemi frikë se ky takim do të çojë në instalimin e më shumë bazave ushtarake amerikane në ishujt tanë”, ka thënë organizatori i protestës, Mong Palatino. “Blinken nuk është i mirëpritur këtu sepse agjenda e tij nuk është për paqen dhe stabilitetin në rajon, por do të përshkallëzojë tensionin, destabilizimin në rajon”.

Vizita e Blinkenit në Filipine synon të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e më shumë se shtatë dekadave, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

LEXO EDHE: