Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka njoftuar se ka arritur në 2 milionë numri i të zhvendosurve për shkak të luftës në Jemen.
Në një raport të përgatitur nga UNHCR thuhet se numri i personave që janë shpërngulur brenda vendit është 1.980.510 dhe se 84 për qind e këtyre kanë braktisur shtëpitë mbi një vit më parë.
Ndër të tjera në raport shprehen shqetësime përballë ndikimit të madh të luftës. Më tej thuhet se 946.044 persona janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe se në vend ka 623.280 refugjatë të cilët kanë aplikuar për azil nga të cilët shumica e tyre nga Somalia dhe Etiopia.
Gjithashtu në raportin ku përmendet se lufta në Jemen ka shkaktuar humbje të mëdha tek refugjatët dhe civilët që zhvendosen brenda vendit, thuhet se UNHCR ka nevojë për 114.6 milionë dollarë financime për ndihmat e këtij viti ndaj këtyre personave dhe se 47 për qind e shumës është përballuar dhe nevojiten ende 61.1 milionë dollarë.
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Numri i njerëzve të zhvendosur nga dhuna shënon rekord të ri botëror
-
Rreth 80 milionë të zhvendosur gjatë vitit 2019
-
UNHCR: Vetëm vjet 16.2 milionë të zhvendosur nga zonat e luftës
-
Në botë, 65.6 milionë njerëz të zhvendosur