Një rekord prej 65.6 milionë banorësh janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda globit, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.
Shifra e vlerësuar për fundin e vitit 2016 shënon një rritje prej 300,000 krahasuar me vitin 2015, sipas raportit vjetor.
Kjo është një rritje më e vogël krahasuar me vitet 2014-2015, kur numri u rrit në pesë milionë.
Por komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët Filippo Grandi tha se ky është një dështim i diplomacisë ndërkombëtare.
“Bota duket se është bërë e paaftë për të bërë paqe”, tha Grandi.
“Kështu do të shihni konflikte të vjetra që vazhdojnë të zgjaten dhe shpërthejnë konflikte të reja, dhe të dyja prodhojnë zhvendosje ... zhvendosja e detyruar është një simbol për luftërat që kurrë nuk përfundojnë”, shtoi ai.
-
“Kaq shumë persona të zhvendosur nuk ka pasur kurrë më parë”
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Numri i njerëzve të zhvendosur nga dhuna shënon rekord të ri botëror
-
Përkundër pandemisë, në vitin 2020 u zhvendosën mbi 82 milionë njerëz në mbarë botën
-
Rreth 80 milionë të zhvendosur gjatë vitit 2019