Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani ka mbërritur në 57.298 dhe 455 veta kanë vdekur nga komplikimet e shkaktuara prej virusit në këtë shtet, është bërë e ditur të hënën nga statistikat e institutit Robert Koch.
Numri i të infektuarve është ngritur për 4.751, krahasuar me një ditë më parë, derisa 66 veta kanë vdekur brenda një ditë, sipas statistikave, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Numri më i madh i rasteve 13.989 është në landin jugor gjerman të Bavarisë, ku edhe ishte shënuar rasti i parë në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania regjistron mbi 17 mijë raste me COVID-19
-
Gjermania regjistron 300 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Gjermania regjistron 255 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Gjermania regjistron 418 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Mbi 11.800 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani