Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë – mbi 100.000

Foto: Reuters

Numri i të infektuarve me koronavirus ka kaluar shifrën prej 100.000.

Sipas të dhënave të fundit, me këtë virus janë prekur 100.242 persona në gjithë botën, njofton Index.

Deri më tash, si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 3.390 persona, derisa tërësisht janë shëruar 55.809 persona.

Mediat në Maqedoni raportojnë se edhe personi i vetëm i prekur me koronavirus, një grua, tashmë është shëruar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka porositur francezët të mos i vizitojnë të afërmit e tyre të moshuar, të cilët janë më të ndjeshëm nga infektimi me këtë virus.

Autoritetet iraniane kanë thënë se ndoshta do të duhen të përdorin dhunën për të ndaluar lëvizjet e qytetarëve nga qyteti në qytet. Në këtë vend, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1.234 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që gjithsej janë 7.747 raste.

Edhe Më shumë se 100 milionë raste me koronavirus në botë Botë Më shumë se 100 milionë raste me koronavirus në botë

Në SHBA, rreth 3.500 persona që ishin në anijen Grand Princess në bregdetin e Kalifornisë, janë izoluar dhe janë në pritje të rezultateve.

Ndërkohë, organizatorja e festivalit të këngës “Eurovision”, Holanda, po shikon mundësitë që të organizojë atë pa prezencën e publikut. Festivali do të organizohet në Rotterdam, gjatë muajit maj.