Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Francë kalon shifrën 2 milionë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Francë e ka kaluar shifrën e dy milionë, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i Shëndetësisë në Francë, Jerome Salomon, raporton agjencia Reuters.

Në 24 orët e fundit në Francë si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 437 pacientë, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 46.273.

Në Spanjë numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 435, ndërsa shifra totale ka arritur në 41.688.