Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot në Beograd me nënsekretarin e Shërbimit Informativ Kombëtar turk Hakan Fidanin rreth sfidave të sigurisë ndërmjet të dy vendeve, transmeton Koha.net.
Ata kanë folur edhe për krizën e migrantëve të cilët Europën Perëndimore e synojnë përmes Turqisë e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiq e ka lutur zyrtarin turk që kryetarit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan t’ia përcjellë ftesën për vizitë në Serbi.
Edhe pse në kumtesën zyrtare që e përcjell tanjug nuk theksohet, vizita e Fidanit në Beograd me siguri ka të bëjë me përgatitjen e vizitës së Erdoganit në Serbi, e cilat, sipas medieve serbe, pritet të realizohet brenda tre muajsh.
Fidan konsiderohet njeriu numër 2 në Turqi dhe bashkëpunëtor kryesor i Erdoganit. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin se përmes Fidanit Erdoganit iu dërgua ftesa për qëndrim zyrtar në Beograd.
Medie serbe njoftojnë se bashkë me Erdohanin në vizitë në Beograd të jenë edhe 150 biznesmenë turq.