Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numërohen 80 për qind e votave në Maqedoni, përqindje e lartë për “PRO”

22:53 - Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), tregojnë se nga 80 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, "pro" kanë votuar 91.2 për qind e qytetarëve, "kundër" janë shprehur 5.86 për qind, derisa të pavlefshme janë 2.94 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen "Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë", transmeton kp.

Në referendumin e së dielës në Maqedoni, në votime kanë dalë 36.11 për qind e trupit të përgjithshëm votues, apo rreth 58 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.


Gjysma e votave të numëruara: ‘Pro’ 90,81 %, ‘kundër’ 6,18 %

22:28 - Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në faqen e vet, tregojnë se nga 50 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, "pro" kanë votuar 90.81 për qind e qytetarëve, ndërsa "kundër" janë shprehur 6.18 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen "Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë", transmeton kp.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KSHZ-ja, dalja në referendum deri në orën 18:30 ishte 34,09 për qind.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.


Nga 30 për qind e votave të numëruara, ‘Pro’ 90,94 %, ‘kundër’ 6,33 %

21:42 - Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në faqen e vet, tregojnë se nga 30 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash në Maqedoni, "pro" kanë votuar 90.94 për qind e qytetarëve, ndërsa "kundër" janë shprehur 6.13 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen "Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë".

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton KP.

Nga ana e tij, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile dhe se populli e ndaloi marrëveshjen e turpshme.


Mbyllen vendvotimet në Maqedoni, numër i vogël i pjesëmarrjes

19:20 - Janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoni me rastin e referendumit për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin në NATO dhe BE.

KTV-ja raporton se numri i pjesëmarrjes ishte mjaft i vogël, 35 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kurse një grup i qytetarëve që e kanë bojkotuar referendumin janë mbledhur para Kuvendit, dhe kanë thirrur emrin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili e ka refuzuar referendumin.

Ata me këtë rast kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë. Është vendosur një binë në të cilën do të mbahen fjalime, në mesin e të cilëve edhe klerikët fetarë.


Deri në orën 17:00, më pak se 30 për qind e votuesve shfrytëzuan të drejtën e votës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 17:00, kanë votuar 29 % e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra rreth 455 mijë qytetarë.

Të drejtën për të votuar në referendum e kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.


Deri në orën 15:00, në referendum votuan 22.5 për qind e votuesve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00, kanë votuar 22.5% e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra 334 mijë qytetarë.

Të drejtën për të votuar në referendum e kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.


Deri në orën 13:00, në referendum votuan 16 për qind e votuesve

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve, gjegjësisht 260 mijë votues, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum.

Të dhënat janë të informacioneve nga gjithsej 3513 vendvotime.


Deri në orën 11:00 votuan vetëm 8.12 për qind e votuesve

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, 8.12% e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum.

Të dhënat janë marrë pas përpunimit të 92% të informacioneve nga gjithsej 3513 vendvotime.

KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit.


Referendumi, 2.45 % e votuesve deri në orën 9:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 9:00, në tetëdhjetë komunat e Maqedonisë kanë dal për të votuar 2.45 %, e qytetarëve me të drejtë vote.

Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi tash dy orë e gjysmë po vazhdon në mënyrë të rregullt, transmeton kp.

Ai ka se kanë informatat që kanë marrë nga 71.53 për qind e vendvotimeve, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 9:00, është 2.45 për qind.

Sipas tij, deri në këto momente janë tri ankesa, të cilat janë refuzuar nga KSHZ-ja.

Artikuj të ngjashëm