Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpëtuar qeverinë e tij, në një kohë që dy ministra të ekzekutivit janë tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen. Ministri i Ekonomisë u shpreh se dëshironte të besonte ende në premtimet e Netanyaha për sigurinë në vend.
Është shënuar një kthesë e rëndësishme në krizën e qeverisë izraelite, Naftali Bennett e Aielet Shaked, ministra të “Pishtarit Hebre” vendosën të mos japin dorëheqjen dhe t’i japin besim ndryshimit që kryeministri Beniamin Netaniau ka premtuar në fushën e sigurisë, transmeton abcnews raportimin e medieve botërore.
Në një konferencë të papritur për shtyp, ministri Benet theksoi se kishte vendosur të tërhiqte ultimatumin e tij, pasi kishte dëgjuar deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Netaniau.
Ministri izraelit i Ekonomisë dhe i Shërbimeve Fetare, Benet kërcënoi se do të jepte dorëhqejen pas marrëveshjes së arritur me Hezbollah në Rripin e Gazës. Me këtë tërheqje, qeveria aktuale e kryeministrit Netanyahu ka ende mazhorancën në parlamentin e vendit, si dhe janë shmangur zgjedhjet e parakohshme.
-
Qeveria e Benjamin Netanyahut shpëton nga rrëzimi
-
Qeveria e koalicionit izraelit një kërcënim për sigurinë, paralajmëron Netanyahu
-
Netanyahu në përpjekje për të shpëtuar qeverinë izraelite nga rënia
-
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
-
Netanyahu: Nuk do të ndodhë tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza