Ekonomia amerikane krijoi numrin më të ulët të vendeve të punës për një vit e gjysmë në muajin shkurt, shumë më e ulët sesa parashikimet.
Vetëm 20.000 vende të reja të punës u krijuan muajin e kaluar, përkundër pritjeve për një rritje prej 180.000, tregojnë shifrat zyrtare.
Kjo është rritja më e ulët që nga shtatori i 2017-s, kur punësimi, sidomos në sektorin bujqësor, u prek nga uraganët Harvey dhe Irma, transmeton KTV.
Sidoqoftë, rritja e vogël pason një rritje të theksuar të vendeve të reja të punës në janar. Në këtë muaj u krijuan 311.000 vende të reja të punës.