Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Norvegjia i dhuron Ukrainës naftë në vlerë 7.4 miliardë dollarësh

Parlamenti i Norvegjisë së pasur me naftë ka njoftuar se vendi skandinav po i dhuron Kievit 7.4 miliardë dollarë si pjesë e një pakoje mbështetjeje pesëvjeçare.

Kjo e bën Norvegjinë një nga donatorët më të mëdhenj në botë për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Në një fjalim video në Parlamentin me 169 vende, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, falënderoi Norvegjinë për donacionin.

Paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë midis ndihmës ushtarake dhe humanitare gjatë pesë vjetëve, të ndara në1.5 miliardë dollarë në vit.