Parlamenti i Norvegjisë së pasur me naftë ka njoftuar se vendi skandinav po i dhuron Kievit 7.4 miliardë dollarë si pjesë e një pakoje mbështetjeje pesëvjeçare, duke e bërë Norvegjinë një nga donatorët më të mëdhenj në botë për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Në një fjalim video në Parlamentin me 169 vende, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Norvegjinë për donacionin.
Paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë midis ndihmës ushtarake dhe humanitare gjatë pesë vjetëve, të ndara në1.5 miliardë dollarë në vit.
Artikuj të ngjashëm
-
Norvegjia i dhuron Ukrainës naftë në vlerë 7.4 miliardë dollarësh
-
SHBA-ja ndan edhe 8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
-
Norvegjia ia dhuron Ukrainës 205 milionë dollarë për të blerë gaz
-
SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë 14,9 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Norvegjia ndihmon energjinë e Ukrainës me 400 milionë dollarë