Një tregtar malajzian i drogës i quajtur "Iceman" u dënua me vdekje sot nga një gjykatë në Tajlandë, për drejtimin e një rrjeti të narkotikëve që bënë fitime të mëdha në biznese të ligjshme.
Tun Hung Seong u arrestua në prill të vitit të kaluar për kontrabandim të rreth 300 kilogramë kristalesh - të njohura si kristal meth – për shkak të të cilave mori edhe nofkën “Njeriu i akullt”.
Hetuesit besojnë se ai ka vepruar si një roje në tregun malajazian të drogës dhe ka pastruar paratë përmes bareve, hoteleve dhe restoranteve.
Gjykata e Bangkokit dënoi Tunin, 65 vjeç, për akuzat për trafik droge së bashku me dy gra tajlandeze dhe një tajvanez.
Që të katër ata janë dënuar me vdekje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet me vdekje tajlandezja që akuzohet për vrasjen e 14 miqve të saj
-
Vendi që ekzekuton trafikantët e kanabisit
-
Zgjidhet misteri, mësohet arsyeja e vdekjeve të turistëve në një hotel në Tajlandë
-
15 kontrabandistë të vrarë nga operacioni i ushtrisë tajlandeze në kufi me Birmaninë
-
Tre të vrarë në një qendër tregtare në Tajlandë, i dyshuar një 14-vjeçar