Për të lehtësuar stresin dhe emocionet që miliona refugjatë ukrainas mund të jenë duke përjetuar pasi kanë ikur nga Ukraina, persona të huajt në komunitetin polak po ndihmojnë që ata të përmbushin nevojat bazike në një vend që nuk i ngjan aspak shtëpisë.
Qindra e mijëra fëmijë janë në mesin e dy milionë refugjatëve që ikën nga Ukraina që nga pushtimi rus atje. shumica e atyre që ikën shkuan në Poloni, një numër i madh hynë edhe në Hungari, Moldavi, Rumani e Sllovaki. Udhëtimi në shumë raste zgjat me ditë dhe ata arrijnë pa asgjë.
Karroca, xhaketa, lodra, pelena, madje edhe mbajtëse për të moshuarit, kanë mbushur zonën përreth hekurudhës, raporton CNN.
Dhjetëra vullnetarë në jelekë të verdhë, që flasin gjuhë të ndryshme, po ndihmojnë refugjatët si munden.
Disa njerëz po mbajnë pankarta në duar duke ofruar t’i dërgojnë me vetura kudo në Evropë, ndërsa po i ndihmojnë t’u gjejnë edhe një vend për të qëndruar.
