Katër persona kanë humbur jetën pas fundosjes së një varke me emigrantë në Tunizi, shkruan AA.
Sipas agjencisë zyrtare tuniziane të lajmeve TAP, anija u fundos në brigjet e Safakes. Raportohet se u shpëtuan 44 persona, ndërsa u gjetën trupat e katër emigrantëve të paregjistruar. Janë shpallur operacione kërkimi dhe shpëtimi për dhjetë persona të zhdukur.
Bëhet fjalë për emigrantë nga Tunizia.
Vendet në Afrikën e Veriut, si Tunizia dhe Libia, konsiderohen si pikënisje për emigrantët e parregullt që duan të hyjnë ilegalisht në Evropë.
Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika dhe të arrijnë në Evropë në kërkim të një jete më të mirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
13 të vdekur e 27 të zhdukur nga përmbytja e varkës në Tunizi
-
27 persona të zhdukur në Tunizi pas fundosjes së një barke me emigrantë
-
34 emigrantë të zhdukur pas përmbytjes së varkës pranë Tunizisë
-
76 persona të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos në Tunizi