Një grua në Sudan është dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore, rasti i parë i njohur në vend në një dekadë, shkroi The Guardian të mërkurën.
20-vjeçarja Maryam Alsyed Tiyrab u arrestua muajin e kaluar dhe ajo do të vritet me gurë.
Tiyrab ka thënë se do të apelojë vendimin. Pjesa më e madhe e dënimeve me gurë, që kryesisht kanë të bëjnë me gratë, anulohen në gjykatën e lartë.
Aktivistët shqetësohen se dënimi është shenjë se puçi ushtarak në tetor ka inkurajuar ligjvënësit që të kthejnë prapa disa të drejta të grave.
Qendra afrikane për Drejtësi dhe Paqe, me bazë në Ugandë, ka thënë se dënimi shkel ligjin ndërkombëtar dhe bëri thirri për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Tiyrabit.
Qendra tha se gruas nuk i ishte treguar se informacioni që kishte dhënë gjatë marrjes në pyetje do të përdorej kundër saj. Tiyrabit iu mohua edhe mbrojtja nga avokati.
Edhe
Gruaja sudaneze dënohet me gjashtë muaj burgim pasi puthi një burrë
“Aplikimi i dënimit me vdekje përmes gurëve për krimin e tradhtisë është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, përfshirë të drejtën për jetë”, thuhet në reagimin e qendrës.
Jehanne Henry, avokate për të drejtat e njeriut, tha se dënimi tregon se ligjet e ashpra të sheriatit ende po implementohen në Sudan.