Disa nxënës janë mbajtur brenda një shkolle fillore në Kinë pasi një person nga stafi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Një numër i madh i prindërve ishin mbledhur para shkollës e në ankth kanë pritur deri në mesnatë për ndonjë lajm nga fëmijët.
Fëmijët janë testuar dhe u është thënë të presin gjatë natës në shkollë derisa rezultatet të ktheheshin.
Studentët ishin të moshave shtatë dhe 12 vjeçar.
Sipas mediave lokale, stafi i shkollës u ka thënë prindërve të presin dhe të sjellin rroba pasi disa fëmijë do të hynin në karantinë. Më pas atyre u është kërkuar të paketojnë rroba për fëmijët pasi ata do të liroheshin ditën tjetër.
Edhe
13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e një shkolle në Kinë
Ende nuk është raportuar për numrin e saktë porse thuhet se diku rreth 35 nxënës janë marrë në karantinë.
Të gjithë mësuesit e nxënësit janë testuar për COVID-19 dhe shkolla është mbyllur përkohësisht.