Sulmet e fundit të Izraelit në Liban janë një përgatitje për hyrjen e mundshme të trupave, ka deklaruar një shef i ushtrisë.
"Ju po dëgjoni avionët lart, ne kemi goditur gjatë gjithë ditës. Kjo është edhe për të përgatitur terrenin për hyrjen tuaj të mundshme dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut”, u ka thënë Herzi Halevi trupave, raporton BBC.
“Sot Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe sot më vonë ata do të marrin një përgjigje shumë të fortë. Përgatituni”, ka shtuar Halevi.
Ai ka thënë se për ta “arritur këtë”, ushtria po “përgatit procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja manovruese, do të hyjnë në territorin e armikut, do të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu i ka përgatitur si poste të mëdha ushtarake”.
Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur e mbi 200 të tjerë të lënduar vetëm nga sulmet e të mërkurës.
Sipas ministrisë libaneze të Shëndetësisë, numri i të vdekurve në Liban si pasojë e sulmeve izraelite që nga e hëna ka shkuar në afro 600.
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban
-
Disa të vrarë në Liban pas intensifikimit të sulmeve izraelite
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi