Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një refugjat sirian thotë se e di vendndodhjen e eshtrave të spiunit Eli Cohen

Khalid al-Hafidh, refugjati sirian dhe djali i ish-presidentit Amin al-Hafiz, ka thënë se është personi i vetëm që mund të gjejë mbetjet e spiunit të famshëm izraelit, Eli Cohen që u ekzekutua në Damask në vitin 1965.

Al-Hafidh ka deklaruar se po bashkëpunonte me shërbimin sekret të Zelandës së Re dhe Mossadin e Izraelit, por procesi i gjetjes së mbetjeve u ndal në momentin kur refugjati kërkoi 1 milion dollarë, transmeton KTV.

Izraeli për një kohë të gjatë, ka kërkuar kthimin e eshtrave të Cohenit nga Siria.

Në muajin prill, me intervenimin e Rusisë, Siria ktheu mbetjet e një ushtari izraelit të vrarë në Siri gjatë vitit 1982. Gjatë vitit 2018, Mossadi kishte gjetur orën e agjentit Cohen, si pjesë të hulumtimeve për trupin e tij. Coheni punoi si spiun për katër vjet deri në vitin 1965.

Ai kishte lidhje të ngushta me politikën në Siri, saqë u bë një ndër njerëzit kryesorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe shumë i afërt me politikanët në pushtet në atë kohë.

Artikuj të ngjashëm