Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një profesor amerikan pushohet pasi studentët myslimanë u ankuan se u shfaqi imazhe të profetit

Një profesor i arteve liberale në Minnesota raportohet se u pushua nga puna pasi studentët myslimanë u ankuan se ai shfaqi vizatime historike të profetit Muhamed gjatë një klase rreth artit islam.

Profesori në Universitetin Hamline ngjalli zemërimin e anëtarëve të Shoqatës së Studentëve Myslimanë të shkollës për shfaqjen e pikturave të Muhamedit të bëra në vitet 1300 dhe 1500, raportoi FoxNews.

Shumë myslimanë i konsiderojnë vizatimet e profetit të tyre si blasfemi.

Aram Wedatalla, kryetar i Shoqatës së Studentëve Myslimanë, u tha administratorëve të universitetit për incidentin një ditë pasi ndodhi.

“Si mysliman nuk ndihem sikur i përkas një komuniteti ku nuk më vlerësojnë si anëtar dhe nuk më respektojnë ashtu si i respektoj unë”, tha ai.

Sipas zv.drejtorit David Everett, universiteti duhet të vendoste nëse profesori kishte bërë një “krim urrejtjeje” para se administrata të përcaktonte në fund se ai ishte “veprim jotolerant”.