Një zonë e portit në Venecia u evakuua të dielën në mëngjes pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u çaktivizua e më pas u shpërthye në det.
Operacioni në portin e zonës Maghera, e cila është zonë kryesisht industriale e ndarë nga qyteti turistik me ujë, kërkoi evakuimin e më shumë se 3.500 banorëve herët në mëngjes, raporton The Local it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnijet, trenat dhe trafiku urban u ndaluan gjatë operacionit dhe aeroplanët u ndaluan të fluturonin në aeroportin e Marco Polos nga ora 08:30 deri në orën 12:30, transmeton Koha.net.
Bomba e cila peshonte rreth 225 kilogramë u zbulua gjatë një gërmimi për të rregulluar linjat e kanalizimeve.
Në mëngjes autoritetet thanë se faza e evakuimit të banorëve dhe çaktivizimi i bombës janë kryer me sukses.