Një person me përdorimin e inteligjencës artificiale ka imituar Sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, duke kontaktuar dhe mashtruar pesë zyrtarë të lartë.
Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar diplomatët amerikanë për përpjekjet që po bëhen për mashtrim me inteligjencën artificiale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti zbuloi se një mashtrues që bënte si Rubio ishte përpjekur të kontaktonte me së paku tre ministra të jashtëm, një senator amerikan dhe një guvernator, raportoi AP. Ai u la atyre mesazhe me shkrim dhe me audio.
“Departamenti i Shtetit është i vetëdijshëm për incidentin dhe aktualisht po e heton çështjen”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.
Nuk dihet ende kush qëndron prapa kësaj skeme, por synimi raportohet se ka qenë që të merren informacione ose llogari nga zyrtarë të fuqishëm.