Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një person derdh qëllimisht 60,000 litra verë në vlerë 2.5 milionë euro në Spanjë

Një punishte vere ka pësuar humbje prej më shumë se 2.5 milionë euro pasi një person i paidentifikuar ka zbrazur 60,000 litra verë.

Një përfaqësues i “Cepa 21” ka thënë se vera që u derdh ishte prej dy llojeve më të shtrenjta, Horcajo dhe Malabrigo.

Ai ka shtuar se incidenti ndodhi të dielën dhe se personi me shumë gjasë e njihte terrenin e punishtes, raportoi BBC.

Policia po e heton rastin.

Në pamjet e kamerave shihet personi që lëviz mes fuçive dhe i hap në shpejtësi, duke bërë që verërat nga to të derdhen në dysheme.

Përfaqësuesi i punishtes ka thënë se është shumë e vështirë të hapen ato nga dikush që nuk ka njohuri.

Edhe Ish-misi i Meksikës burgoset në Spanjë, akuzohet se vodhi verëra në vlerë 1.7 mln dollarë Botë Ish-misi i Meksikës burgoset në Spanjë, akuzohet se vodhi verëra në vlerë 1.7 mln dollarë

“Ky person po lëvizte lehtësisht edhe pse ishte errësirë, pa asnjë dritë”, ka thënë ai.

Personi hapi pesë fuçi, edhe pse vetëm tri prej tyre ishin të mbushura me verë.

Vera Horcajo shitet për rreth 80 funte shishja në Britani, kurse Malabrigo për 35.