Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një nga qytetet më të mëdha në botë rrezikon të mbesë pa ujë

Mexico City, metropol me gati 22 milionë njerëz dhe njëri nga qytetet më të mëdha të botës, po përballet me krizë të ujit pasi një sërë problemesh – duke përfshirë edhe gjeografinë, zhvillimin kaotik urban dhe infrastrukturën - janë komplikuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Alejandro Gomez ka jetuar më shumë se tre muaj pa pasur rregullisht ujë. Ndonjëherë uji vjen për një orë ose dy, por vetëm duke rrjedhur pak, sa për të mbushur disa kova. Pastaj asgjë për disa ditë.

Gomez, i cili jeton në qarkun Tlalpan të Mexico Cityt, nuk ka rezervuar të madh të ujit, kështu që nuk mund të marrë ujë nga kamionët e shpërndarjes – nuk ka ku ta lërë. Në vend të kësaj, ai dhe familja e tij blejnë dhe ruajnë çfarë munden.

Kur lahen, ata ruajnë ujin e rrjedhur për të shpërlarë tualetin.

“Është situatë e vështirë”, ka thënë ai. “Neve na duhet ujë, është esencial për gjithçka”.

Mungesa e ujit nuk është e rrallë në këtë lagje, por kësaj radhe është ndryshe, ka thënë Gomezi.

Edhe Kriza globale e ujit e vë në rrezik gjysmën e prodhimit ushqimor Botë Kriza globale e ujit e vë në rrezik gjysmën e prodhimit ushqimor

“Tani, po vjen ky mot i nxehtë. Situata është keq, gjërat janë më të komplikuara”.

Mexico City, metropol me gati 22 milionë njerëz dhe njëri nga qytetet më të mëdha të botës, po përballet me krizë të ujit pasi një sërë problemesh – duke përfshirë edhe gjeografinë, zhvillimin kaotik urban dhe infrastrukturën - janë ndërlikuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Vite me reshje të ulëta jonormale, periudha më të gjata të thatësisë dhe temperaturat e larta kanë shtuar ngarkesë mbi një sistem të ujit që po mundohet t’i plotësojë kërkesat e larta. Autoritetet janë detyruar të vendosin kufizime mbi ujin e pompuar nga rezervuarët.

“Disa lagje kanë vuajtur me javë nga mungesa e ujit dhe na ndajnë katër muaj nga fillimi i reshjeve”, ka thënë Christian Domínguez Sarmiento, shkencëtar atmosferik në Universitetin Nacional të Meksikës (UNAM).

Politikanët po minimizojnë çdo krizë, por disa ekspertë kanë thënë se situata ka arritur në një nivel kritik saqë Mexico City mund të shkojë drejt “ditës zero” brenda disa muajve.

Mungesat gjatë historisë

Mexico City, i populluar dendësisht, shtrihet përgjatë shtratit të një liqeni, rreth 2,225 metra mbi nivelin e detit. Është ndërtuar në tokë të pasur me argjilë – në të cilën po zhytet tani – dhe është i cenushëm nga tërmetet dhe ndryshimet e mëdha klimatike. Ndoshta është vendi i fundit ku dikush do vendoste të ndërtonte një qytet të madh.

Aztekët e zgjodhën këtë pikë për të ndërtuar qytetin Tenochtitlan në vitin 1325, kur kishte disa liqene. Ata ndërtuan një ishull, duke e zgjeruar qytetin, duke ndërtuar rrjete me kanale dhe ura për të punuar me ujin.

Por, kur erdhën spanjollët në fillim të shekullit XVI, ata prishën shumicën e qytetit, thanë shtratin e liqenit, mbushën kanalet dhe i prenë pyjet. Ata panë “ujin si armik për t’u kapërcyer, në mënyrë që qyteti të lulëzojë”, ka thënë Jose Alfredo Ramirez, arkitekt dhe bashkautor i “Groundlab”.

Vendimi i tyre hapi rrugë për shumë probleme moderne të Mexico Cityt. Moçalishtet dhe lumenjtë janë zëvendësuar nga betoni dhe asfalti. Gjatë stinorit të reshjeve, ajo përmbytet. Gjatë stinorit të thatësisë, ajo thahet.

Rreth 60% e ujit të Mexico Cityt vjen nga akuiferi i tij nëntokësor, burime nëntokësore që marrin ujin nga reshjet, por sasia e këtij uji po bie aq shumë – rreth 0.5 metra në vit, sipas studimeve të fundit. Akuiferi nuk do të rimbushet së shpejti. Reshjet rrjedhin nëpër sipërfaqe të forta dhe të padepërtueshme, në vend se të zhyten në tokë.

Pjesa tjetër e ujit pompohet nga distanca të largëta kodrinore, nga burime jashtë qytetit, proces i cili humb rreth 40% të ujit për shkak të rrjedhjeve.

Sistemi i ujit “Cutzamala”, rrejt i rezervuarëve, stacioneve pompuese, kanaleve dhe tuneleve, furnizon rreth 25% të ujit të përdorur nga Lugina e Meksikës, e cila përfshin edhe Mexico Cityn. Por thatësia e madhe ka bërë dëmin e saj. Aktualisht, me rreth 39% të kapacitetit, ky sistem ka rënë në nivelin më të ulët historik.

“Është gati gjysma e sasisë së ujit që duhet të kemi”, ka thënë Fabiola Sosa-Rodríguez, kryesuesja e rritjes ekonomike dhe mjedisit në Universitetin Autonom Metropolitan në Mexico City.

Në tetor, Conagua, komisioni nacional i ujit në vend, tha se do të kufizojë ujin nga Cutzamala rreth 8%, “për të siguruar ujin e pijshëm për popullatën në kohë të thatësisë”.

Disa javë më vonë, zyrtarët nisën kufizimet, duke ulur furnizimin me ujë nga sistemi për 25%, duke fajësuar kushtet ekstreme të motit.

“Duhet të merren masa që të mund të shpërndahet uji që ka Cutzamala me kalimin e kohës, për të siguruar që ai të mos mbarojë”, ka thënë Germán Arturo Martínez Santoyo, drejtor gjeneral i Conagua.

Rreth 60% e Meksikës është duke përjetuar thatësinë, sipas një raporti në shkurt. Gati 90% e Mexico Cityt është në thatësi të rëndë.

“Jemi në mes të sezonit të thatë, me temperatura të larta që do të vazhdojnë deri në prill ose maj”, ka thënë June Garcia-Becerra, profesoreshë e inxhinierisë në Universitetin “Northern British Columbia”.

Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në këtë pjesë të Meksikës. Tre vjet të “La Niñas” sollën thatësinë në regjion dhe pastaj ardhja e El Niño vitin e kaluar që solli ka sezon të shkurtër të reshjeve dhe nuk u arrit të rimbushen rezervuarët.

Por, ngrohja globale po shkakton thatësi më të gjata dhe valë të nxehtësisë, gjithashtu edhe reshje më të dendura të shiut.

Edhe Kryeqyteti i Kolumbisë nis me reduktime të ujit për shkak të thatësirave Botë Kryeqyteti i Kolumbisë nis me reduktime të ujit për shkak të thatësirave

“Ndryshimi i klimës ka bërë thatësirën gjithnjë më të rëndë për shkak të mungesës së ujit”, ka thënë Sarmiento. Tha se temperaturat e larta “kanë shkaktuar avullimin e ujit në sistemin Cutzamala”, ka thënë ajo.

Vera e kaluar pati valë brutale të nxehtësisë, që prekën pjesë të mëdha të vendit të cilat morën jetën e të paktën 200 njerëzve. Këto valë nxehtësie do të ishin “të pamundura” pa ndryshimet klimatike, sipas analizave nga shkencëtarët. Ndërsa popullsia është rritur, ekspertët thonë se sistemi i ujit nuk ka mundur të mbajë ritmin.

Image

“Dita zero?”

Kriza ka nxitur debatin për mundësinë që qyteti të arrijë “ditën zero”, ku nëse sistemi Cutzamala dështon nuk do të jetë në gjendje të pajisë qytetarët me ujë.

Mediat lokale kanë raportuar në fillim të shkurtit, që një zyrtar i Conaguas ka thënë se pa shira të shpeshta, “dita zero” mund të vijë më 26 qershor.

Por autoritetet janë duke garantuar banorët se nuk do të ketë “ditë zero”. Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë më 14 shkurt në një konferencë se janë duke punuar për të zgjidhur problemin e ujit. Kryeashkiaku i Mexico Cityt, Martí Batres Guadarrama, ka thënë se raportimet e “ditës zero” kanë qenë “lajme të rreme” të shpërndara nga kundërshtarët politikë.

Por, shumë ekspertë paralajmërojnë për krizë. Mexico City mund të mbesë pa ujë para se të vijë sezoni i reshjeve, ka thënë Sosa-Rodríguez.

“Është e mundshme që do të përballemi me ‘ditën zero’”, ka shtuar ajo.

Kjo nuk do të thotë shkatërrim i sistemit të ujit, ka thënë ajo, sepse qyteti nuk është i varur vetëm në një burim.

“Disa grupe do të kenë ujë, por shumica jo”, ka shtuar ajo.

Raúl Rodríguez Márquez, presidenti i organizatës jofitimprurëse “Water Advisory Council”, ka thënë se ai nuk beson se qyteti do të arrijë “ditën zero” – por ka paralajmëruar se do të bëhet, nëse nuk bëhen ndryshime.

“Jemi në situatë kritike dhe mund të arrijmë situatë ekstreme muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.

“Nuk mendoj se dikush është i përgatitur”

Për gati një dekadë, Sosa-Rodríguez ka thënë se ka paralajmëruar zyrtarët për rrezikun për “ditën zero” në Mexico City.

Ajo ka thënë se zgjidhjet janë të qarta: trajtimi më i mirë i ujërave të zeza do të rriste disponueshmërinë e ujit dhe do të ulte ndotjen, ndërsa sistemet për grumbullimin e ujit të shiut do kapnin dhe trajtonin shiun dhe do t’u lejonte banorëve të ulin nevojën për rrjete ose kamionë të ujit për 30%.

Rregullimi i rrjedhjeve do të bënte sistemin më efikas dhe do të ulte volumin e ujit për t’u nxjerrë nga akuiferi. Rivendosja e lumenjve dhe moçalishteve do të ndihmonte në sigurimin dhe pastrimin e ujit, ka thënë ajo, me avantazh shtimin e gjelbërimit dhe ftohjen e qytetit.

Conagua ka thënë se po ndërmerr një projekt 3-vjeçar për të instaluar, zhvilluar dhe përmirësuar infrastrukturën e ujit e për ta ndihmuar qytetin të tejkalojë uljet e ujit në sistemin Cutzamala, duke përfshirë shtimin e puseve të reja dhe vënien në punë të impianteve për trajtimin e ujit.

Por, në ndërkohë, tensionet po rriten teksa banorët detyrohen të përballen me mungesën e ujit, derisa të tjerët – shpesh në pjesë më të pasura – mbeten kryesisht të paprekur.

“Ka akses jo të barabartë të ujit në qytet dhe kjo varet nga të ardhurat e njerëzve”, ka thënë Sosa-Rodríguez. Teksa “dita zero” nuk ka arritur për të gjithë Mexico Cityn, disa lagje janë përballur me të për vite të tëra, ka shtuar ajo.

Amanda Martínez, një banore tjetër e qarkut Tlalpan, ka thënë se për njerëzit e zonës, mungesa e ujit nuk është asgjë e re. Ajo dhe familja e saj duhet të paguajnë më shumë se 100 dollarë për një rezervuar uji prej një nga kamionët e ujit në qytet. Por gjendja po përkeqësohet. Ndonjëherë mund të kalojnë më shumë se dy javë pa ujë dhe ka frikë se më e keqja po vjen, ka thënë ajo.

Edhe Tetë të vdekur nga i nxehti në Meksikë Botë Tetë të vdekur nga i nxehti në Meksikë

“Nuk mendoj se dikush është i përgatitur”.

Përgatiti: Latra Gashi