Një mësues në Itali ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, ka njoftuar RaiNews.
Dhe, për këtë, 112 nxënës të shkollës ku ai jepte mësim janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre.
Sipas mediave në Itali, një bebe 45-ditëshe është infektuar me virusin që ka shkaktuar panik në gjithë botën. Po ashtu është raportuar për rastin e parë në Vatikan.
Numri i të infektuarve në gjithë botën po i afrohet 100-mijëshit.
Sipas statistikave të fundit, deri më tash janë regjistruar mbi 98 mijë raste me këtë virus, ndërkohë si pasojë e tij kanë vdekur 3.386.
Po ashtu, bëhet e ditur se deri më tash janë shëruar 55.641 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Koronavirusi privon afër 300 milionë studentë nga shkollimi
-
Arrin në 107 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali
-
Koronavirusi në numra: 52 të vdekur në ItaIi, 6 në SHBA dhe rreth 100.000 të infektuar në gjithë botën
-
373 arsimtarë, nxënës dhe personel nëpër shkolla, të infektuar me koronavirus
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali