Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një krater i madh hapet në Napoli, veturat zhduken mes sirenave

Në parkingun afër qendrës së COVID-it në Napoli, në mëngjesin e sotëm është hapur një krater i madh dhe i thellë 20 metra.

Shembjes së madhe i ka paraprirë një eksplodim i madh, teksa është përcjell edhe me sirena të veturave që janë zhdukur në thellësi të kraterit, kanë bërë të ditur mediat italiane të premten.

Nën vendin e ngjarjes, sipas agjencisë Agi, janë zjarrfikësit, të cilët me ndihmën e qenve të trajnuar po shikojnë nëse ka edhe njerëz. Deri më tash nuk ka informacione për ndonjë person të zhdukur.

Krateri dhe shembja e dheut kanë dëmtuar kabllot e gypat, për çka është dashur të evakuohen pacientët me simptoma të lehta që ishin të vendosur në një ndërtesë aty afër.

Spitali qendror dhe qendra kryesore e COVID-it nuk kanë pësuar dëmtime dhe po vazhdojnë punën normalisht.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë se shpërthimi ishte i qëllimshëm. Agjencia Agi thekson se gjatë ditëve të shkuara, në Napoli ka pasur reshje të mëdha të shiut.

Edhe Dhjetra të lënduar pas shpërthimit në një pikë karburanti në Romë Botë Dhjetra të lënduar pas shpërthimit në një pikë karburanti në Romë