Në lagjen e Napolit, Vomero, një pjesë e rrugës është shembur të mërkurën dhe dy automjete, njëra prej të cilave ishte e parkuar dhe tjetra po kalonte tranzit, kanë rënë në një përroskë, por pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Personat në vetura janë ndihmuar nga dy ushtarë që qëlluan rastësisht në rrugë, të cilët kanë hapur dyert e veturave dhe kanë ndihmuar pasagjerët të dalin nga humnera, raporton Ansa.
Nga kontrollet e para duket se ka pasur shembje të kanalizimeve. Disa pjesë të Vomeros kanë mbetur pa ujë dhe banorët janë evakuuar nga një ndërtesë.
Në një nga rrugët aty pranë, uji rridhte nga ballkoni dhe disa banesa u përmbytën.
Avokati Angelo Pisani, kryetar i shoqatës së konsumatorëve “Noi Consumatori”, ka thënë se rruga e shembur është mbyllur përkohësisht dhe shtoi se nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh në Napoli.
Edhe
Banorët e Napolit kalojnë natën jashtë dhe në vetura pas një tërmeti