Nënkoloneli i Ushtrisë së Serbisë, Mirosllav Perishiq, ka vdekur dhe 25 ushtarë e policë janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi të martën rreth orës 14 në Entin e Riparimit Teknik në afërsi të Kragujevcit, tha ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq. Tre persona janë zhdukur.
Ministri Gjorgjeviq tha se shpërthimi i parë ka ndodhur në ora 1320 në objektin A28 ku shpërtheu zjarri dhe më vonë ai përfshiu edhe objektin A27.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpërthimi I dytë që u dëgjua në gjithë Kragujevcin ndodhi pas orës 15 dhe nuk ka ende njoftime për pasojat.
Ministri tha se së shpejti do të krijohet Komisioni i posaçëm që do të hetojë shkaqet e fatkeqësisë dhe përgjegjësinë për të.
Në Entin e Riparimit Teknik në fund të vitit të kaluar ka nisur shkatërrimi i 784 ton të mjeteve ushtarake për çka janë ndarë 3.4 milionë euro të siguruara nga një Fond i NATO-s.