Një 19-vjeçar ka vdekur të premten në një spital në Serbi, duke u bërë viktima e 16-të nga shembja e strehës së stacionit të trenit në Novi Sad. Tragjedia e nëntorit nxiti muaj protesta kundër qeverisë.
Vukashin Crnçeviq vdiq pas katër muajsh pas tragjedisë. Shumë në Serbi besojnë se shembja erdhi si rezultat i punës së dobët që është kryer gjatë renovimit të ndërtesës.
Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi për rastin, ndërsa protestat zakonisht janë shënuar edhe me 15 minuta heshtje në nderim të 15 viktimave, raportoi AP.
Të premten, presidenti autokrat serb Aleksandër Vuçiq lajmëroi planet për organizimin e tubimeve të tij, të cilat më tej mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të shkaktojnë përleshje mes protestuesve.
Tubimi i javës së kaluar në Beograd ishte në mesin e më të mëdhenjve ndonjëherë në Serbi.
-
“Krim, jo aksident” – Novi-Sadi mban tubimin më të madh përkujtimor në histori
-
Rezistenca kundër Vuçiqit, mijëra marshojnë nëpër Serbi
-
Qindra protestues bllokojnë ndërtesën e televizionit publik të Serbisë
-
Serbët protestojnë në heshtje për të nderuar viktimat e Novi Sadit
-
Paditen 13 persona në Serbi për shembjen e strehës që la të vdekur 15 njerëz