Një person ka vdekur dhe më shumë se 5.000 të tjerë janë pranuar në spitale me probleme të frymëmarrjes në Irak, pas stuhisë së shtatë të fortë të pluhurit, brenda një muaji.
Zëdhënësi i ministrisë irakiane të Shëndetësisë, Saif al-Badr tha se 2.000 nga rastet e "mbytjes" ishin raportuar në provincën e Bagdadit, raporton BBC të enjten.
Ai këshilloi personat me astmë dhe sëmundje të tjera kronike që të qëndrojnë brenda shtëpive.
Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në Irak, por disa ekspertë besojnë se ato po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Një tjetër stuhi të dielën la dhjetëra njerëz me vështirësi në frymëmarrje dhe ndaloi fluturimet në aeroportet që i shërbenin Bagdadit dhe qytetit të shenjtë shiit të Najafit.

Saif al-Badr tha të enjten se të gjitha objektet mjekësore të Irakut janë në gatishmëri dhe se numri i njerëzve të pranuar me probleme të frymëmarrjes "nuk ishte përfundimtar".
Edhe
Irakianëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në shtëpi shkaku i stuhisë së rërës
Shumica e të prekurve kishin sëmundje kronike si astma ose ishin të moshuar dhe shumica u liruan në shtëpitë e tyre, pasi morën oksigjen dhe trajtime të tjera, sipas zëdhënësit al-Badr.
Përveç Bagdadit, provinca perëndimore e shkretëtirës së Anbarit dhe provinca jugperëndimore e Najaf u prekën gjithashtu nga stuhia.
Stuhitë e pluhurit godasin kryesisht Irakun në muajt e verës, kur ato shpesh shoqërohen me erëra të forta të njohura si shamal, që fryjnë nga veriperëndimi. Në Irakun perëndimor, stuhitë e pluhurit të nxitura nga shamal ndodhin kryesisht në pranverë.