Një stuhi e fortë rëre e ka goditur qytetin e Irbilit të shtunën, duke e ngadalësuar trafikun për shkak të erës dhe kushteve të dukshmërisë së ulët.
Stuhia përfshiu qytetin gjatë mbrëmjes dhe u shoqërua me reshje shiu në zona të ndryshme. Disa dyqane në të gjithë vendin u mbyllën më herët për shkak të motit të ligë.
Stuhitë e rërës janë dukuri e rregullt në Irak, mirëpo thatësira në kohët e fundit ka ndikuar që këto stuhi të shpeshtohen dhe të jenë më të ashpra. Në muajin maj, disa persona janë shtruar në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrje, teksa me shumë se nëntë stuhi rëre e kanë goditur Irakun që nga prilli.
Ekspertët kanë vlerësuar se shtetet si Iraku në të ardhmen do të përballen vazhdimisht me stuhitë e fuqishme të rërës. Shkaku i thatësisë, vendet e Lindjes së Mesme pritet të kenë mungesë të madhe të ujit të pijshëm.
-
Iraku mbyll shkollat e aeroportet shkaku i stuhisë “portokalli”
-
Irakianëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në shtëpi shkaku i stuhisë së rërës
-
Kualitet i dobët i ajrit në Pekin shkaku i pluhurit dhe rërës
-
Stuhia e rërës godet Pekinin dhe Kinën veriore për herë të katërt brenda një muaji
-
Reshje të mëdha dëbore kanë goditur veriun e Irakut