Botë

Kualitet i dobët i ajrit në Pekin shkaku i pluhurit dhe rërës

Kryeqyteti i Kinës po përballet me stuhi rëre në ditët e fundit. Ndërtesat dhe trafiku kanë dukshmëri shumë të dobët shkaku i kësaj stuhie. Banorët e Pekinit në tri ditët e fundit i kanë shmangur daljet në rrugë për shkak të stuhisë së rërës.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka bërë të ditur se stuhia e rërës dhe erërat e fuqishme pritet të zgjasin së paku deri të dielën. Autoritetet kineze u kanë bërë thirrje qytetarëve të Pekinit që të marrin masa për t’u mbrojtur nga kualiteti i dobët i ajrit.

Qendra e Meteorologjisë ka njoftuar se stuhia me rërë dhe pluhur ka nisur të dielën në jug të Mongolisë. Qytetarët e Pekinit kanë shmangur daljet për shkak të kësaj stuhie të fuqishme të rërës. Ata nuk kanë mundur as t’i ajrosin shtëpitë e tyre shkaku i pluhurit të madh.

Në dekadat e fundit shkaku i ndryshimeve klimatike këto stuhi të rërës janë shpeshtuar, sidomos në Azi dhe Lindjen e Mesme.