Në Maqedoni të Veriut është regjistruar një i vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja pozitive me koronavirus.
Rastet e reja pozitive janë nga testimi i 1337 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 155.540 raste pozitive me koronavirus, 5472 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 149.642 persona, ndërsa janë 426 raste aktive.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit
-
Një i vdekur nga COVID-19 të martën në Maqedoninë e Veriut
-
9 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut
-
Katër raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit
-
Në Maqedoni të Veriut pesë raste pozitive me koronavirus, një i vdekur