Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një ditë pas vendimit për të dërguar tanke në Ukrainë, SHBA-ja dërgon ambasadore në Rusi

Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy ka arritur në Moskë, sipas një postimi në Tëitter nga Ambasada amerikane.

Para shkuarjes në Moskë, Tracy është takuar me ambasadorin rus në SHBA, Anatoly Antonov, raportoi CNN-i të enjten.

"Ne kemi qenë të qartë në lidhje me dëshirën tonë për të mbajtur kanale të hapura komunikimi me Rusinë”, ka deklaruar të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, duke shtuar se këto kanale përdoren "për të përcjellë se ku jemi për çështjet që janë prioriteti më i madh për ne duke përfshirë qytetarët amerikanë të arrestuar gabimisht dhe kostot e përshkallëzimit rus”.

Ai vuri në dukje se Ambasada e SHBA-së në Moskë është “nën detyrim për shkak të presionit dhe kufizimeve që Kremlini ka vendosur ndaj saj”, por SHBA-ja është gjithashtu në gjendje të komunikojë me Ambasadën Ruse në SHBA.

Dërgimi i ambasadores vjen një ditë pasi presidenti amerikan Biden njoftoi se planifikon të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë dhe ndërsa Rusia nisi një raund tjetër sulmesh raketore kundër Kievit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se Moska e sheh dërgimin e tankeve moderne perëndimore në Ukrainë si "përfshirje të drejtpërdrejtë" në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.