Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë shtiret si mjek dhe mashtron të prekurit nga tërmeti në Turqi

Një person që shkonte e vinte nëpër zonat e tërmetit në Turqi kinse për të ofruar ndihmë duke u shtirur si mjek, u arrestua në Stamboll.

Një prej viktimave të tij ka treguar se si u mashtrua.

“Ai tha se ishte mjek. Tha se duheshin ilaçe për trajtim. Ia dhashë 3 mijë lira dhe telefonin tim që ta ndihmoja”.

Por, pak pas kësaj i dyshuari ishte zhdukur, kështu që viktima vendosi ta paraqesë rastin në polici. Gjatë hetimit u zbulua se ai kishte mashtruar tre persona të tjerë në Hatay me metodën e njëjtë. Pas identifikimit, ai u arrestua në Stamboll dhe nga ai u sekuestruan 8,650 lira, shkroi Sabah.

Mashtruesi vepronte si mjek duke mbështjellë plagë të lehta të të lënduarve nga rrënojat dhe duke i bërë viktimat e tërmetit të besonin se ai ishte mjek.

Edhe Afro 100 të arrestuar në Turqi për vjedhje apo mashtrim të viktimave të tërmetit Botë Afro 100 të arrestuar në Turqi për vjedhje apo mashtrim të viktimave të tërmetit

Nga telefoni i tij policia gjeti fotografi ku shihej ai duke kinse trajtuar plagë shumë të lehta.

Nga hetimi u zbulua edhe se i dyshuari kishte 40 akuza të tjera për mashtrim dhe kërkohej për krimin e “paraqitjes së vetes si zyrtar publik”.

Image