34-vjeçari Nejat Ozcelik i cili jeton në Stamboll ka mësuar se ai është regjistruar si i vdekur për shkak të ngjashmërisë së emrit dhe mbiemrit me të afërmin e tij, Necat Ozcelik, i cili ka vdekur më 9 shkurt si pasojë e tërmetit në Turqi.
Atij iu tha se figuronte si i vdekur në regjistrat e popullsisë gjatë një kontrolli trafiku që iu bë. Ozcelik është tronditur nga ky informacion dhe ka shkuar në stacion policor për ta qartësuar.
Identiteti i Nejat Ozcelikut u konfirmua përmes shenjave të gishtave në polici. U kuptua se ishte gabim në regjistra për shkak të ngjashmërisë së emrave.
Kur Ozcelik tentoi të shikonte llogarinë e tij bankare, ai u përball me pengesa në qasje. Të dhënat nuk i pranoheshin edhe pse ishte deklaruar tashmë se ishte gjallë.
Atij iu është thënë se duhet të bëjë ankesë. I gjendur në këtë situatë për 11 ditë që nga vdekja e Necatit, Nejati do që ky problem të rregullohet dhe ta vazhdojë jetën e tij.
“Shkova në Drejtorinë për Regjistrimin e Popullsisë dhe bëra ankesë. Dërgova dokumentet që dëshmonin se jam gjallë. Por, nuk u zgjidh. Jam sëmurë, por nuk mund të shkoj në spital. Nuk mund të kryej transaksione sepse nuk kam qasje në bankë. Jam viktimë sepse jam i vdekur kudo që shkoj. Dua që kjo të zgjidhjet sa më shpejt”, ka thënë ai, raportoi CNNTurk.
-
Të mbijetuarit e tërmetit i kërkojnë të afërmit e zhdukur
-
Një burrë shtiret si mjek dhe mashtron të prekurit nga tërmeti në Turqi
-
Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit
-
Një i vdekur e tetë të lënduar nga shembja e një ndërtese në Stamboll
-
Tërmet në qytetin Iskenderun në Turqi