Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë i vë zjarrin vetes para Katedrales së Strasburgut

Një 27-vjeçar i ka vënë zjarrin vetes sot pasdite para Katedrales së Strasburgut, njoftojnë mediumet franceze.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa 27-vje[ari është dërguar me urgjencë në spital. Zjarrfikësit ndërhynë në vendin e ngjarjes.

I riu ishte arratisur nga një institucion psikiatrik ku ishte shtruar për trajtim.