Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një amerikan i dënuar me vdekje ekzekutohet në Indiana

Foto: Wikimedia Commosn / Dhoma e ekzekutimit në buergun San Quentin State, Kaliforni

Brandon Bernard, një amerikan i dënuar me vdekje, u ekzekutua në Indiana, pasi lutja për falje në minutën e fundit iu refuzua nga Gjykata Supreme.

Bernard, 40 vjeç, u dënua për vrasje më 1999, kur ishte adoleshent.

Ai është shkelësi më i ri që ekzekutohet nga qeveria federale në gati 70 vjet.

Bernard, para se të vritej me injeksion, i tha familjes së çiftit që ka vrarë, se i vjen keq.

Edhe katër ekzekutime të tjera janë planifikuar përpara se presidenti Donald Trump të përfundojë mandatin më 20 janar, raporton BBC.

Edhe Autoritetet e SHBA-së ekzekutuan dy persona këtë javë Botë Autoritetet e SHBA-së ekzekutuan dy persona këtë javë

Nëse të gjitha ndodhin, Trump do të jetë presidenti që ka mbikëqyrur ekzekutime më shumë se çdo paraardhës i tij, në më shumë se një shekull.

Ato do ta çonin në 13 numrin total të ekzekutimeve federale qysh në muajin korrik. \ Rel