Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ekzekutuar një burrë i dënuar për vrasjen e vajzës së tij, 20 vjet më parë.
BBC-ja raporton se Alfred Bourgeois, u ekzekutua nga injeksioni vdekjeprurës të premten, pas ekzekutimit të Brandon Bernardit, që u krye të enjten.
Deri në përfundim të mandatit të presidentit Trump janë planifikuar edhe tri ekzekutime të tjera.
Për 17 vjet, ekzekutimet në SHBA kishin pauzuar, deri kur Trump urdhëroi rifillimin e tyre.
Nëse edhe tri të tjerat përfundojnë sipas vendimit të prerë, Trumpi do të jetë presidenti që ka “mbikëqyrur” më së shumti ekzekutime në SHBA në më tepër se një shekull.
Artikuj të ngjashëm
-
Një amerikan i dënuar me vdekje ekzekutohet në Indiana
-
Autoritetet federale amerikane do të ekzekutojnë pesë të dënuar me vdekje
-
Për herë të parë në 15 vjet, në SHBA pushkatohet i burgosuri
-
Trump: Dënim me vdekje për dhunuesit, vrasësit dhe monstrat
-
Oklahoma ekzekuton të dënuarin për vrasjen e djalit 3-vjeçar në vitin 1993