41 persona kanë vdekur pasi një aeroplan rus u përfshi nga flakët dhe u detyrua të bëjë ulje emergjente.
Disa video dramatike shfaqin pasagjeret duke përdorur daljet emergjente për të shpëtuar nga aeroplani që po digjej.
Të shpëtuarit thonë se aeroplani ishte goditur nga rrufeja por transportuesi kombëtar i Rusisë tha se ai u kthye në aeroport për arsye teknike, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Dy fëmijë janë në mesin e të vdekurve ndërkaq në avion ishin 73 pasagjerë dhe 5 njerëz nga stafi.
"Janë 37 të mbijetuar, 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit", tha Yelena Markovskaya, një zyrtare e përfshirë në hetimin e rrëzimit.
Një ndihmës i fluturimit thuhet se gjithashtu u vra në këtë incident. Pesë persona janë në spital. Një dëshmitar tha se ishte "mrekulli" që dikush mundi të ikte.
-
Një aeroplan rus përfshihet nga flakët, së paku 13 të vdekur
-
Gjenden rrënojat e aeroplanit që u zhduk në Rusi
-
Aeroplani që po barte parashutistë përplaset në Rusi, dyshohet për 16 të vdekur
-
Nëntë të vdekur e 15 të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi
-
160 pasagjerë i shpëtojnë shpërthimit të aeroplanit