Një aeroplan i cili po barte parashutistë është përplasur në Rusi të dielën, ka bërë të ditur Ministria ruse e Emergjencave.
Sipas kësaj ministrie, dyshohet se si pasojë e aksidentit, mund të jenë të vdekur 16 persona.
Aeroplani L-410 ishte duke bartur 23 persona, ndërkohë që është përplasur rreth orës 9:23 sipas kohës lokale, gjatë fluturimit mbi republikën e Tatarstanit, ka bërë të ditur ministria, duke shtuar se deri më tani janë shpëtuar vetëm shtatë persona.
Lidhur me personat e tjerë që ishin në bord “nuk ka shenja jete”, kanë thënë zyrtarë të ministrisë.
Pamjet e publikuara tregojnë aeroplanin e ndarë në gjysmë, ndërkohë që shtatë të shpëtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, e një prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë.
Dy aeroplanë të tjerë L-410 kanë pësuar aksidente fatale në Rusi në fillim të këtij viti.
-
13 të vdekur në Rusi nga përplasja e avionit luftarak me një ndërtesë banimi
-
Rrëzohet një avion në Rusi, vdesin katër persona – dhjetëra të lënduar
-
Nëntë të vdekur e 15 të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së
-
Përplaset një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur