Të paktën 13 persona kanë vdekur, pasi një aeroplan bombardues rus u përplas në një bllok apartamentesh në qytetin jugor rus Yeysk, thanë zyrtarët.
Dy pilotët e avionit Su-34, i cili ndodhej në një fluturim stërvitor, u hodhën me parashutë përpara se ai të godiste ndërtesën, raportoi BBC-ja të martën.
Ekipet e shpëtimit rishikuan numrin e viktimave, pasi përfunduan kërkimin e tyre në rrënojat, tha ministria ruse e Emergjencave. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.
Zyrtarët thanë se 68 persona u shpëtuan nga zjarri në bllokun nëntëkatësh.
Nëntëmbëdhjetë persona të plagosur po trajtohen pas aksidentit të së hënës mbrëma.
Edhe
Një tjetër avion ushtarak rus përplaset në ndërtesë banimi, vdesin dy pilotë
“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, tha ministria ruse e Mbrojtjes.