Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një aeroplan në Australi aterron dhunshëm, pas tymit në kabinën e pilotëve

Aeroplani “Boeing 787-900”, i linjës Melburn-Los Anxhelos, pas shfaqjes së tymit në kabinën e pilotëve, u detyrua të aterrojë në ishullin e Kaledonisë së Re në lindje të Australisë.

Aeroplani me 256 pasagjerë aterroi pa probleme në qytetin e Noumou dhe sipas autoriteteve përgjegjëse për aeroportin, pasagjerët zbarkuan në mënyrë të sigurt.

“Kishte tym dhe ne u ulëm pas 30 minutash. Ishte një ulje e lehtë”, tha një nga udhëtarët për ‘Daily Mail’, përcjell ksp.

Një stacion radio lokal njoftoi se nuk kishte lëndime dhe se udhëtarët do të kalojnë natën në Numei.